Komiteti për
Komunitete mban mbledhjen e tretë të
radhës
Kamenicë
28.05.2020
Komiteti për
komunitete ka mbajtur mbledhjen e tretë të radhës
pas një pauze dy mujore për shkak të pandemisë. Kryesuesi I Komitetit për Komunitete Stefan Mihajlovic ka paraqitur këto pika të rendit të ditës për
shqyrtim : Miratimi i proces verbalit nga mbledhja e kaluar , Raportimi i
gjendjes gjatë pandemisë.
Kryesuesi I
Komitetit për Komunitete ka njoftuar te pranishmit lidhur me gjendjen
komuniteteve gjatë kohës se pandemisë. “Sa i përket menaxhimit të situatës
gjatë kohës se Koronavirusit unë së bashku me nga dy vullnetar nga secili
lokalitet kemi qenë pjesë e ekipës për menaxhimin e pandemisë ku kemi vizituar çdo shtëpi duke i ndihmuar të gjithë ata që kanë pas
nevojë me pako higjienike dhe ushqimore , për fat të mirë ne nuk kemi pas asnjë
të infektuar me Covit-19”, ka thënë kryesuesi
Mihaljovic.
Të gjitha pikat e
rendit të ditës u votuan me shumicë votash.