Kuvendi Komunal ka mbajtur
mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020
Kamenicë/Roganë. 29 maj 2020
Mbledhja e Kuvendit Komunal është mbajtur në sallën e sportin në Shkollën
e Mesme të Larte –Mikse “Sejdi Kryeziu”në Roganë për arsye se salla e kuvendit komunal
në Kamenicë nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e mbledhjeve në kohën e
pandemisë.
Kryesuesi i Kuvendit Albert
Sermaxhaj, për këtë mbledhje ka paraqitur këto pika të rendit të ditës për
shqyrtim:
1. Shqyrtimi i procesverbalit
nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01.Nr.9284/09.05.2020;
2. Pyetjet e legjislativit
drejtuar ekzekutivit;
3. Informatë për pandeminë;
4. Propozim vendim bartja e të
hyrave vetanake 2019/2018 në 2020, Sh.02.Nr.9759/19.05.2020;
5. Propozim vendimi për lejimin
e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër me qira të pronës komunale duke pasur
parasysh interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02. Nr.9776/20.05.2020, ka
kaluar me pronat: 1.1. P-71107008-00025-0; 1.2. P-71107035-01225-0; 1.3.
P-71107035-0; 1.6.P-71107042-01650-3; 1.7. P-71107042-01367-0;
6. Propozim vendimi për lejimin
e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës komunale duke pasur parasysh
interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02.Nr.9777/20.05.2020, ka kaluar me
pronën: 1.2. P-71107008-002268-0;
7. Propozim vendimi për
mosvënien e gjobave lidhur me skadimin e lejeve té punës për “Auto-Taxi”,
Sh.02.Nr.9873/21.05.2020;
8. Formimi i një komisioni për
vlerësimin e gjendjes pas pandemisë dhe nxjerrja e nje pakoje për masa ndihmëse
për bizneset që operojnë në Kamenicë. Pjesë e këtij komisioni është propozuar
të jenë nga një anëtar i secilit subjekt politik brenda Kuvendit Komunal të
Kamenicës.
9. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës
janë votuar me shumicë votash nga ana e delegateve të kuvendit komunal.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi,
delegatët e kuvendit komunal , drejtorët e drejtorive komunale, Shërbimi
Profesional i Kuvendit, OJQ-të si dhe mediat lokale.