Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal
Kuvendi Komunal të premten më 28.02.2020 ka mbajtur mbledhjen e dytë të radhës për këtë vit. Kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj,për mbledhjen e dytë ka paraqitur për shqyrtim këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar ekzekutivit
3. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2019,
4. Shqyrtimi Planit të punës së KKSB-s për 2020
5. Shqyrtimi i propozim vendimit Sh.02, Nr.3961/10.01.2020 për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Sh.01, Nr.667/08.03.2018
6. Të ndryshme.
Përveç pikave të parapara në Komitetin për Politik dhe Financa si pika shtesë për shqyrtim në këtë mbledhje edhe katër propozime për rendin e ditës:
1. Kërkesë për ndarjen e mjeteve financiare për z.Shefik Beqiri
2. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim pa kompensim të pronës së paluajtshme të Komunës Fondacionit “Bone Vet”
3. Propozim vendim për dhënien e hapësirave publike për vendosjen e shportave recikluese
4. Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës me qera duke pasur parasysh interesin publik komunal.
Pas diskutime dhe kundërshtimeve nga anëtarët e Kuvendit të gjitha pikat e rendit të ditës janë votuar me shumicë votash.