𝐌𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨- 𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭𝐢𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝟏𝟖 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐂̧𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐚𝐦𝐞𝐧𝐢𝐜𝐞̈𝐬
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nder të 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kamenicës, organizon Manifestimin Tradicional “Qershori i Lirisë” 2021.
Me këtë rast DKRS organizon disa aktivitete.
Agjenda:
Më 16.06.2021
Ora 12:00 - Shfaqja e filmit për nxënësit e shkollës "Dëshmorët e Kombit".
Më 17.06.2021
Ora 11:00 – Promovimi i Librit “Arsimi në demokracinë e brishtë" të profesor Bardhyl Musai
Vendi: Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati.
Ora 12:30 – Finalja e turnirit të futbollit të vogël,
Vendi në Palestrën e Sporteve.
Ndërsa më datë 18.06.2021 organizohen këto aktivitete:
Ora 10:00 – Seancë solemne e Kuvendit Komunal
vendi: Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati".
Ora 10:30 – Homazh "Varrezave të Dëshmorëve", në Lagjen "Malësia".
Ora 12:00 – Ekspozitë kolektive e artit vizuel
Vendi: Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati".
Ora 12:30 – Koncert
Vendi: Shtëpia e Kulturës "Isa Kastrati".
Ora 19:00 Shfaqja Teatrale.