Dardanapress mbanë tryezën e parë lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në Seancat e Kuvendit Komunal.
Dardanapress mbanë tryezën e parë lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të marrë pjesë në Seancat e Kuvendit Komunal. 25.02.2020 | 16:39
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse” si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë, ka mbajtur tryezën e parë lidhur me ngritjen dhe vetëdijesimin e qytetarëve mbi pjesëmarrjen në vendimmarrje dhe për të marrë pjesë në Seancat e Kuvendit Komunal.
 
Qëllimi i organizimit të tryezës ishte përfshirja e Organizatave të Shoqërisë Civile, Mediave Lokale dhe Shefave të grupeve parlamentare për të parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve Kuvendit Komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes së vogël të qytetarëve në vendimmarrje.
 
Përfaqësimi i qytetarëve në vendimmarrje sipas diskutimeve është shqetësues duke përfshirë rolin e anëtarëve të kuvendit,prandaj kërkohet të rritet cilësia e debatit në Kuvend e cila është më se e domosdoshme.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime.
 
Si rekomandim kryesor i dalë nga tryeza është vendosja në funksion e mekanizmave me të cilat disponon kuvendi komunal, qeverisja komunale, si dhe me një vullnet politik nga ana e partive politike, me një fushatë vetëdijësuese nga ana e shoqërisë civile do të kemi një rritje të dukshme të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.
 
Në këtë tryezë kanë marrë pjesë:anëtarët e kuvendit komunal,qytetar,zyrtarja për barazi gjinore,grupi joformal i grave,anëtarët e Handikosit,përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediet lokale.
 
Projekti ReLOaD mbështet institucionet lokale (komunat) në zhvillimin e mekanizmave transparent të financimit për OSHC-të në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.
 
 
 
List of videos
Thyen rekordin – vetura më e shpejtë në botë, prodhuesi jo shumë i njohur Një prodhues jo shumë i njohur amerikan automobilash theu rekordin e shpejtësisë duke rrëmbyer titullin e
Këto janë specifikat dhe detajet e të gjitha modeleve të reja iPhone 12 Një raport i fundit zbulon detajet e plota të asaj çfarë pritet nga Apple më 13 Tetor. Në këtë aktivitet
Përsëri, në PE votohet pro liberalizimit të vizave për Kosovën, por viza nuk ka
25.03.2021 | 15:45
Për të satin vit me radhë, shumica dërmuese në Parlamentin Evropian kanë votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kombëtarja e Shqipërisë është kualifikuar në Ligën B Ligës së Kombeve.
18.11.2020 | 06:11
Në ndeshjen që u zhvillua në "Air Albania", kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë.
Dardana bëhet me Mural
14.11.2020 | 14:25
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në bashkëpunimit me Mura Fest, në qendër të qytetit është punuar Murali nga Artisti Slim Safont fotografia e fotografit të mirënjohur Dardanas Arian Mavriqi.
LAJMI I FUNDIT: Joe Bidenin President SHBA
07.11.2020 | 06:15
CNN në bazë të numërimit të votave deri tani ka konsideruar si President të ardhshëm të SHBA, Joe Biden.
Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Reali e mposht Interin, Liverpooli e shkatërron Atalantan
03.11.2020 | 23:04
Kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve te zhvilluara të Martën nga grupet A,B,C dhe D.
Prishtinë
Temperature
Tiranë
Temperature
Shkup
Temperature