Njoftim
për Aplikim për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga
pandemia COVID-19
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se nga sot hapet Aplikimi
për Subvencione në vlerë prej 50€, për qytetarët e prekur nga virusi
SARS-CoV-2, deri më datë 09.12.2020.
Kriteret për aplikim Online për të identifikuarit me test PCR
dhe që janë në listën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë:
1. Letërnjoftimi (kopje në dy anët),
2. Për fëmijët që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, certifikatën
e lindjes,
3. Vërtetimi i personave të cilët kanë rezultuar pozitiv përmes
testit PCR, do të bëhet nga lista e IKSHPK-së e dërguar në Komunën e Kamenicës;
4. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare;
5. Të drejtë aplikimi, gjithashtu ka edhe një anëtar i afërt i
personit të vdekur nga COVID-19, duke e vërtetuar përmes Deklaratës së
bashkësisë familjare dhe Certifikatës së Vdekjes;
6. Aplikimet për Subvencione në vlerë prej 50€, bëhen vetëm në
mënyrë Online në aplikacionin si vijon: https://bit.ly/3mRT33g, apo e-mail adresën
elektronike të hapur nga Komuna: info.kamenica@rks-gov.net;
7. Të drejtë aplikimi kanë vetëm banorët e përhershëm të Komunës
së Kamenicës.
Sqarim: Të gjitha kërkesat për subvencionim në vlerë 50€, të
cilat parashtrohen përmes e-mailit: info.kamenica@rks-gov.net, dhe aplikacionit
online, do të shqyrtohen vetëm përmes listës zyrtare të IKSHP-së (Institutit
Kombëtar të Shëndetit Publik).
Po ashtu, vlen të theksohet se qytetarët të cilët rezultojnë
pozitiv pas datës 09.12.2020, do të kenë mundësi të aplikojnë në njoftimin e
ardhshëm për shkak të mundësive buxhetore.
Dokumentet do të pranohen në emailin zyrtar deri më datën
15.12.2020.
https://kk.rks-gov.net/.../sites/17/2020/12/Njoftimi.pdf