Organizata Joqeveritare “Dardanapress” ka dorëzuar donacionin me barna për
të moshuar dhe familjet në nevojë në Komunën e Kamenicës
Kamenicë 30.06.2020
Organizata Joqeveritare “Dardanapress” në kuadër të projektit “Rritja e
transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset
vendimmarrëse”, si pjesë e projektit “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale
në Ballkanin Perëndimor – ReLOaD”që financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe
zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP)në Kosovë,në
partneritet me komunën kanë dhuruar donacion barna në vlerë 350 euro për
luftimin e pandemisë COVID-19.
Si rrjedhojë e
situatës se krijuar nga COVID19 edhe në Kosovë, programi ReLOaD ka ofruar asistencë në forma të ndryshme për
grupet e cenueshme në të gjitha komunat partnere përmes disa OSHC-ve të
kontraktuara në komunat përkatëse. Andaj, disa nga fondet e projektit të OJQ
Dardanapress janë shfrytëzuar për
blerjen e pajisjeve barnave për të moshuar dhe familjet në nevojë në Komunën e
Kamenicës
Këtë
donacion e ka pranuar Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies
Sociale, Znj.Suna Zaimi-Krasniqi dhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime
Publike, Ambient dhe Inspektorat, Z.Ramadan Basha.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Znj.Zaimi-Krasniqi falënderoi
donatorët dhe tha se donacionet e tilla janë të mirëpritura për Kamenicën
sidomos në këtë kohë të pandemisë.