Hani mjaltë
para gjumit
Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të
përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk
jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak
të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.
Kombinimi
i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni
vetëm një lugë mjaltë para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që
ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj.
Bëni gjumë shumë më të mirë
Mjalta
përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të
relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse
trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj
duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.
Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut
Pasi
që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut
të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për
shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta përmban antioksidues të cilët janë
dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.
Ju forcohet sistemi i imunitetit
Mjalti
është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në
forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e
infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe
viruset e shumta.