Lirohen nga pagesat shëndetësore qytetarët e prekur me
COVID-19 në Kamenicë
Kamenicë 03.12.2020
Komuna e Kamenicës ka
marrë vendim që qytetarët e prekur me COVID-19, të lirohen nga të gjitha
pagesat ne institucionet shëndetësore.
I pari i komunës,
Qëndron Kastrati, ka thënë se një vendim i tillë është marrë për të mos ua
rënduar edhe më shumë barrën qytetarëve, pasi që sipas tij situata me pandeminë
ka ndikuar edhe tek ekonomitë familjare.
"Tani e tutje
qytetarët e prekur me #COVID19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet
shëndetësore.
Situata me pandeminë ka
ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t'ua
rëndojmë më tepër këtë barrë", ka thënë ai.
Ndryshe deri më tani në
Komunën e Kamenicës, 129 raste janë aktive me COVID-19, ndërsa 25 persona kanë
vdekur nga kjo sëmundje.