Nga sot fillon shpërndarja e vaksinave të gripit sezonal
në Kamenicë
Kamenicë 01.12.2020
Komuna e
Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,
informon qytetarët se vaksinat e gripit sezonal, të siguruara nga Ministria e
Shëndetësisë në funksion të parandalimit të gripit sezonal kanë arritur në
Komunën e Kamenicës dhe do të imunizohen grupet më të rrezikuara (personat me
sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 65 vjeç).
Vaksinimi do
të bëhet nga ora 07:00 deri në orën 15:00 në këto lokacione:
QKMF në Kamenicës, AMF në Topanicë, QMF në Roganë, QMF në Hogosht, AMF në
Koretin, si dhe AMF në Karaçevë.
Vaksinat
kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të
bëra nga OBSh, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë
mbrojtëse ndaj virusëve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.