Botërorin 2022: Kosova në grup me Spanjën e Suedinë
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luaj në grup me Spanjën në
kualifikimet për Botërorin e vitit 2022. Kosova është në grupin B së bashku
edhe me Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Kosova ishte në vazon e pestë në shortin e së hënës, pra në
letër nuk është pretendente për kualifikim. Sipas shortit, Kosova ka katër
përfaqësuese më të forta në grup.
Ndeshjet e para kualifikuese për Botëror luhen më 24 e 25 mars
të vitit të ardhshëm. Në mars janë tri termine për ndeshje, kurse ndeshjet
tjera luhen në shtator, tetor dhe nëntor të vitit të ardhshëm. Botërori në
Katar mbahet prej 21 nëntorit e deri më 18 dhjetor të vitit 2022.
Vendi i parë në grup kualifikues siguron biletën për Botëror,
ndërsa vendi i dytë siguron fazën e plejofit.