Mbyllen ndeshjet e Ligës së Kampionëve, Reali e mposht
Interin, Liverpooli e shkatërron Atalantan
Kanë përfunduar ndeshjet e rrethit të tretë të Ligës së
Kampionëve te zhvilluara të Martën nga grupet A,B,C dhe D.
Kryendeshja ndërmjet Real Madridit dhe Interit i takoi
spanjollëve me rezultat 3-2.
Fillimisht Real Madridi krijoi avantazh të dyfisht me golat e
realizuar nga Benzema dhe Ramos, kurse më pastaj Interi e barazoi rezultatin me
golat e Martinez dhe Perisic.
Fitoren Real Madridit ia siguroi Rodrygo në minutën e 79’ të
ndeshjes.
Në ndeshjen tjetër, Liverpooli e mposhti si mysafir Atalantën me
rezultat 0-5 me golat e realizuara nga Jota (3), Mane dhe Salah.
Rezultatet
tjera ishin këto:
Porto
– Marselle 3-0
Manchester
City – Olympiacos 3-0
Midlyjand
– Ajax 1-2
Salzburg
– Bayern 2-5