Ibrahimovic e zgjedh numrin e fanellës te Suedia para ndeshjes me Kosovën
Ibrahimovic e zgjedh numrin e fanellës te Suedia para ndeshjes me Kosovën 25.03.2021 | 14:49

Ibrahimovic e zgjedh numrin e fanellës te Suedia para ndeshjes me Kosovën

Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur ta bartë numrin 11 në fanellën e Kombëtares së Suedisë, pas kthimit nga pensionimi, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës këtë muaj, përfshirë kundër Kosovës.

Suedia do ta nisë fushatën kualifikuese për Botërorin 2022 sonte si nikoqire e Gjeorgjisë, dhe sulmuesi i Milanit pritet ta bëjë rikthimin e shumëpritur në kombëtare gjatë këtij takimi.

Të dielën , më 28 mars, Ibrahimovici dhe Suedia do ta zbarojnë në Prishtinë për t’u përballur me Kosovën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo do të jetë përballja e parë e Suedisë me Kosovën në një ndeshje garuese dhe vizita e parë e yllit Ibrahimovic në kryeqytetin kosovar.

Ditë më parë, sulmuesi i Milanit tregoi se e kishte refuzuar numrin 10 edhe pse iu kishte ofruar pas rikthimit, duke thënë se dëshironte të niste një epokë të re me numër të ri.

Prandaj, ai e ka zgjedhur numrin 11, të cilin është dashur t’ia kërkonte Alexander Isakut. “E kërkova numrin 11 dhe Isak tha po. Nëse do të jetë në gjendje, ai do ta rimarrë atë pas 6 apo 7 vjetëve, kur të pensionohem unë”, tha Ibrahimovic me shaka.

Ibrahimovic u rikthye në Kombëtare për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022, pesë vjet pasi ishte pensionuar nga kombëtarja pas Euro 2016.

39-vjueçari është golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Suedisë me 62 gola në 116 ndeshje.

List of videos
Ne selinë e UEFA-së është tërhequr shorti për ndeshjet e Conference League ku bën pjesë edhe skuadra e Dritës.
Ne selinë e UEFA-së është tërhequr shorti për ndeshjet e Conference League ku bën pjesë edhe skuadra e Dritës.
15.06.2021 | 16:03
Pas tërheqjes së shortit, “bardhekaltërtit” e Dritës në raundin e parë në këtë
Musa Hajdari  fitoi medaljen e argjend,ndërsa Astrit Kryeziu fitoi medaljen e bronztë
Musa Hajdari fitoi medaljen e argjend,ndërsa Astrit Kryeziu fitoi medaljen e bronztë
07.06.2021 | 15:25
Në Kampionatin e Atletikës të mbajtur në San Marino, Klubi i Atletikës "Rogana" ka mare
Ibrahimovic e zgjedh numrin e fanellës te Suedia para ndeshjes me Kosovën
Ibrahimovic e zgjedh numrin e fanellës te Suedia para ndeshjes me Kosovën
25.03.2021 | 14:49
Zlatan Ibrahimovic ka zgjedhur ta bartë numrin 11 në fanellën e Kombëtares së Suedisë,
KOSOVA shkatërron Lituaninë 4:0
KOSOVA shkatërron Lituaninë 4:0
24.03.2021 | 22:42
Kosova e ka deklasuar Lituaninë në “Fadil Vokrri”, para ndeshjeve të rëndësishme kundër
1/16 e Kupës së Kosovës në futboll: KF DARDANA - KF BALLKANI
1/16 e Kupës së Kosovës në futboll: KF DARDANA - KF BALLKANI
08.12.2020 | 15:39
Sot u hodh shorti për 1/16 e kupës së Kosovës ku skuadra jonë do të ballafaqohet me
Me golin e Lirim Kastratit Kosova fiton kundër Moldavisë
Me golin e Lirim Kastratit Kosova fiton kundër Moldavisë
18.11.2020 | 22:48
Ka përfunduar ndeshja në mes Kosovës dhe Moldavisë, e fundit për këtë cikël të Ligës së