KOSOVA shkatërron Lituaninë 4:0
Kosova e ka deklasuar Lituaninë në “Fadil Vokrri”, para
ndeshjeve të rëndësishme kundër Suedinë dhe Spanjës, duke triumfuar 4:0.
Një gol u shënua në pjesën e parë, derisa tre të tjerë në atë të
dytë.
Gjithçka nisi me golin e bukur të Arbër Zenelit, në minutën e
27-të.
Në pjesën e dytë, pak para se të largohen nga loja, Milot
Rashica dhe Vedat Muriqi sollën golin për 2-0 pas një kombinimi të bukur, topin
në rrjet e dërgoi sulmuesi i Laizos.
Në minutën e 70-të, Zeneli që bëri paraqitje fantastike sonte, e
gjeti edhe njëherë rrjetën, duke realizuar për 3-0.
Pak minuta më vonë, në atë të 79-të, realizoi edhe Besar Halimi.
Kjo miqësore për Kosovën ishte e rëndësishme para ndeshjeve
kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.
Të dielën, Dardanët do të presin në Fadil Vokrri Suedinë e
Zlatan Ibrahimovic, derisa të mërkurën (31 mars), do të udhëtojnë në Spanjë për
t’u përballur me super ekipin e Luis Enriques.