Këto janë specifikat dhe detajet e të gjitha modeleve
të reja iPhone 12
Një raport i fundit zbulon detajet e plota të asaj çfarë pritet
nga Apple më 13 Tetor. Në këtë aktivitet Apple do të prezantojë katër modele të
reja iPhone por gjithashtu edhe një altoparlant HomePod.
Insajderi i njohur si Kang në rrjetin social Kinez Weibo tha se
modelet e iPhone janë: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12
Pro Max. Të katër modelet kanë teknologjinë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.Ekrani Super Retina XDR që ishte ekskluzivitet vetëm i iPhone 11
Pro, tani do të ofrohet për mbarë linjën. Të katërt vinë me standardin Dolby
Vision HDR.
iPhone 12 mini raportohet me ekran 5.4-inç dhe çmim bazë 699
dollarë. iPhone 12 ka ekran 6.1-in dhe çmim bazë 799 dollarë.
iPhone
12 Pro ka ekran 6.1-inç dhe çmim bazë 999 dollarë. Ky model vjen me kamër
telefoto 4x dhe sensor LIDAR.
Së
fundi iPhone 12 Pro Max ka ekran 6.7-inç me çmim bazë 1,099 dollarë. Ka të
njëjtin sistem kamerash me iPhone 12 Pro por ajo telefoto ka zmadhim 5x.
iPhone
12 mini del në shitje në 13 dhe 14 Nëntor; iPhone 12 në 16 dhe 17 Tetor; iPhone
12 Pro në 16 dhe 17 Tetor dhe iPhone 12 Pro Max më 20 dhe 21 Tetor.
Përveç
telefonëve të rinj, Kang thotë se Apple do të zbulojë karikuesit e rinj
wireless “MagSafe” të cilët funksionojnë edhe me kasat e përshtatura të iPhone.