Thyen rekordin – vetura më e shpejtë në botë,
prodhuesi jo shumë i njohur
Një prodhues jo shumë i njohur amerikan automobilash theu
rekordin e shpejtësisë duke rrëmbyer titullin e makinës më të shpejtë në botë.
SSC
North America njoftoi se prodhimi i tij, super-vetura Tuatara arriti
shpejtësinë e 508 km në orë gjatë dy provave në drejtime të ndryshme.
E testuar në një rrip toke prej 11 km në një autostradë të
Nevadës, ajo theu gjithashtu rekordin e shpejtësisë më të madhe në një rrugë
publike, ku shënoi më shumë se 532 km në orë. Dy specialistë të pavarur ishin
sipas SSC dëshmitarë të rekordit të ri botëror.
Tuatara,
e cila i hap dyert me sistemin flutur, 1.750 kuaj fuqi nga një motor V-8 turbo.
Modeli
i saj aerodinamik u frymëzua nga avionët luftarakë. Kompania thotë se për
krijimin e saj është dashur më shumë se një dekadë kërkimesh dhe zhvillimi.
SSC, e themeluar në 1998 në Richland, Washington, planifikon të prodhojë 100
super-vetura Tuatara për shitje.